fbpx

UDHËTIM ME GUIDË · 4 ditë

Paris

Nisja: 28 Nëntor 2026

Çmimi: nga 399€ për person

Itinerari

Dita 1

Fluturimi nga Tirana drejt Parisit. Transferi në qytet dhe vizitë panoramike me Champs-Élysées, Harkun e Triumfit, Place de la Concorde dhe lagjen moderne La Défense. Akomodimi në hotel.

Dita 2

Pas mëngjesit vizitë te Kulla Eiffel dhe shëtitje përgjatë Senës. Programi vazhdon me Pallatin e Invalidëve, Kopshtet Tuileries dhe zonën e Muzeut të Luvrit.

Dita 3

Vizitë në Katedralen Notre-Dame, Lagjen Latine, Kopshtin e Luksemburgut, Panteonin dhe Opera Garnier. Pasdite kohë e lirë për vizita ose blerje.

Dita 4

Pas mëngjesit kohë e lirë sipas orarit të fluturimit. Transferi në aeroport dhe kthimi në Tiranë.


Në çmim përfshihen

  • Transporti vajtje–ardhje sipas programit
  • Akomodimi dhe mëngjesi
  • Transferet dhe shëtitjet e përcaktuara në program
  • Shoqërues në gjuhën shqipe
  • Bagazhi i vogël sipas rregullave të kompanisë ajrore

Nuk përfshihen

  • Hyrjet në muze dhe monumente
  • Ekskursionet dhe shërbimet opsionale
  • Bagazhi i regjistruar, përveç kur konfirmohet ndryshe
  • Shërbimet që nuk janë përmendur në program

Shënim: Oraret, hoteli dhe renditja e vizitave mund të ndryshojnë. Të gjitha detajet përfundimtare konfirmohen para rezervimit.

Na shkruani në Viber