UDHËTIM ME GUIDË · 5 ditë
Nisja: 28 Nëntor 2026
Çmimi: nga 529€ për person
Fluturimi direkt Tiranë–Paris. Vizitë panoramike me Harkun e Triumfit, Champs-Élysées, Place de la Concorde, Pallatin e Invalidëve dhe Kopshtet Tuileries. Sistemimi në hotel.
Pas mëngjesit vizitë te Kulla Eiffel, lundrim opsional në lumin Seine dhe vizitë në zonën e Muzeut të Luvrit. Kthimi në hotel.
Vizitë në Kopshtin e Luksemburgut, Notre-Dame, Panteon dhe Opera Garnier, më pas kohë për Galeries Lafayette dhe lagjen moderne La Défense.
E gjithë dita i kushtohet Disneyland Paris. Hyrja në park përfshihet sipas paketës së konfirmuar. Në mbrëmje kthimi në hotel.
Pas mëngjesit transferi në aeroport dhe fluturimi i kthimit në Tiranë.
Shënim: Oraret, hoteli dhe renditja e vizitave mund të ndryshojnë. Të gjitha detajet përfundimtare konfirmohen para rezervimit.