UDHËTIM ME GUIDË · 4 ditë
Nisja: 28 Nëntor 2026
Çmimi: nga 399€ për person
Fluturimi nga Tirana drejt Parisit. Transferi në qytet dhe vizitë panoramike me Champs-Élysées, Harkun e Triumfit, Place de la Concorde dhe lagjen moderne La Défense. Akomodimi në hotel.
Pas mëngjesit vizitë te Kulla Eiffel dhe shëtitje përgjatë Senës. Programi vazhdon me Pallatin e Invalidëve, Kopshtet Tuileries dhe zonën e Muzeut të Luvrit.
Vizitë në Katedralen Notre-Dame, Lagjen Latine, Kopshtin e Luksemburgut, Panteonin dhe Opera Garnier. Pasdite kohë e lirë për vizita ose blerje.
Pas mëngjesit kohë e lirë sipas orarit të fluturimit. Transferi në aeroport dhe kthimi në Tiranë.
Shënim: Oraret, hoteli dhe renditja e vizitave mund të ndryshojnë. Të gjitha detajet përfundimtare konfirmohen para rezervimit.